Fjalet e fundit te Amy-t Mama te dua shume

Fjalet e fundit te Amy-t: 'Mama, te dua shume'
“Mami, të dua shumë”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të këngëtares 27-vjeçare Amy Winehouse, e cila humbi jetën tre ditë më parë, duke shokuar mbarë botën. Këngëtarja kishte ngrënë drekë tek shtëpia e mamasë së saj dhe më pas kishte shkuar në shtëpinë e vet, ku ka pirë disa gota vodka. I ka thënë badigardit se do të flejë, ndërsa ka i fundit e ka gjetur pa jetë pas disa orësh. Policia deri më tani e ka përjashtuar mundësinë e overdozës, pasi në dhomë nuk është gjetur drogë. Ish-bashkëshorti i saj, Blake, ёshtё shprehur se nuk i pushonin lotёt nga kjo humbje e madhe. Megjithёse tё ndarё dhe ai i martuar me njё grua tjetёr, thotё se asnjёherё nuk ka pёr tё dashur njeri aq thellёsisht sa ka dashuruar atё.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama