Kete version e shpjegon revista "New Scientist". Disa studiues te Kolegjit Wellesley ne Massachusetts krahasuan reagimin e 11 personave qe te flisnin dy gjuhe (anglisht dhe spanjisht) dhe 22 te tjereve qe flisnin vetem nje gjuhe. Keta persona duhet te thonin ne 30 sekonda emrat e shume objekte qe paraqiteshin me ane te imazheve. Personat, te cilet paten probleme ne thenien e shpejte te fjaleve ishin ata qe flisnin dy gjuhe. "Nje shpjegim i mundshem eshte se fjalet shpesh konkurrojne per te qene te zgjedhur nga truri. Personat qe zoterojne dy gjuhe njohin dyfishin e fjaleve krahasuar me ata qe flasin vetem nje gjuhe", thane studiuesit.