Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli ne Parlamanetin Shqiptar ne 1924

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e 
një populli pagan. 

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një 
shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga 
oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve. 

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. 

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot
dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej 
ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e 
Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë
e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor
e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të 
prokllamohet patriot i madh. 

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara 
të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet 
më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me 
kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që 
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, 
atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i 
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin.     

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama