Në disponim ka pasur një ekip ndihmësish që e kanë furnizuar me materialin e nevojshëm, duke përfshirë edhe hulumtimet për momentet kyçe të krizave në historinë amerikane, deri në fjalimet e ish-kryetarëve. Pasi e shkruajti fjalimin fitues të Obamës në Ajovë, rreth Favros u formua një personalitet i kultit. Ai është meritor edhe për slloganin kyç të Obamës "Ne mundemi". Obama për herë të parë është takuar me Favronë në konventën demokratike të vitit 2004, kur djaloshi e ndërpreu në leximin e fjalimin dhe i propozoi që ta korrigjojë. Favro atëherë shkruante fjalime për Xhon Kenedin, kandidatin presidencial demokrat që nuk fitoi në zgjedhjet e vitit 2004. Kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Favro me 27 vjet do të jetë shkrimtari kryesor i fjalimeve presidenciale në histori.