Flamur kuqezi edhe ne majen e malit te Tomorrit

Flamur kuqezi edhe ne majen e malit te Tomorrit
Një urim disi i veçantë në këtë prag 100-vjetori të shpalljes së pavarësisë është përcjellë nga të rinjtë gramshiotë. Ka qenë iniciativa e një biznesmeni nga Gramshi, i cili u bëri thirrje të gjithë të rinjve të këtij qytetit të bashkohen dhe së bashku të ngrenë flamurin kuqezi në majën më të lartë të Malit të Tomorrit, nga ku edhe rrethohet kjo qytezë e vogël. “Do të mbetet një kujtim i paharruar për mua, madje më vjen mirë që thirrjes sime iu bashkuan këta të rinj që e duan vendin e tyre”, deklaron biznesmeni Ilir Llapushi.

Sipas tij, “qëllimi i këtij aktiviteti, i cili, edhe pse me pak lodhje e shpenzime, ishte ngritja e flamurit kombëtar në majën më të lartë të malit të Tomorrit”. Maratona nisi që në qytet një ditë më parë, ku me dhjetëra makina të “veshura” me flamurin kuqezi parakaluan rreth qytetit duke krijuar një atmosferë tepër të bukur, madje duke ftuar edhe qytetarë të tjerë t’i bashkohen këtij evenimenti të rëndësishëm për ta.

“Për të mbërritur në destinacion duhej një kohë e gjatë për të udhëtuar, pasi mungesa e infrastrukturës lë për të dëshiruar në këto rrugë pjesë-pjesë me çakull dhe pjesë-pjesë me gropa”, thotë Iliri. Por, gjithsesi, të rinjtë gramshiotë nuk patën as mundimin më të vogël për t’u kthyer. Ata krijuan edhe një kamping në një nga lëndinat e malit, ku edhe kanë kaluar natën. Pasi kanë arritur në lartësinë 2416 metra, të rinjtë gramshiotë kanë vendosur një flamur 3 metra të gjatë me shtizë 4 metra në këtë majë, duke e siguruar mirë që erërat e malit të mos e rrëzojnë atë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama