Persona deri tani të panjohur kanë larguar të mërkurën flamurin serb që ndodhej në majën më të lartë të kalasë së qytetit të Mitrovicës, që tani i takon komunës së Zveqanit. Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress, shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq. Sipas tij, policia ka regjistruar rastin në mëngjesin e së mërkurës. “Patrullat policore, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, kanë vërejtur të mërkurën rreth orës 5:00 të mëngjesit se nga kalaja e Zveqanit mungon flamuri serb. Në lidhje me këtë është kontaktuar prokurori dhe rasti është regjistruar si nxitje e urrejtjes nacionale dhe fetare”, ka thënë Bojiq. Ndryshe, flamuri i Serbisë që ishte vendosur nga serbët në majën më të lartë të kalasë menjëherë pas luftës.