Shqipëria dha sot një mesazh uniteti dhe harmonie fetare për gjithë botën, kur katër përfaqësuesit e besimeve fetare në vend kaluan të bashkuar në Marshimin e Unitetit, në Paris në shenjë solidarizimi ndaj 17 viktimave të sulmeve terroriste në Paris. Flamuri shqiptar u valvit në sheshin “Republika” në Paris. Në mediet ndërkombëtare kanë qarkulluar foto, ku tregohet flamuri shqiptar mes flamujve të tjerë të botës.