Flamuri shqiptar ne Mont Everest

Flamuri shqiptar ne Mont Everest
Flamuri shqiptar do të ngrihet në majën më të lartë të botës në Mont Everest. Ky është projekti i Shoqatës Dajti Alpino-Turistik, të cilët ia kanë konfirmuar projektin e tyre për ngritjen e flamurit shqiptar në Mont Everest, kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se kjo do të bëhet në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Alpinistët e kanë ngritur tashmë flamurin kombëtar në Malin e Bardhë dhe Kilimanxharo. “Ky është një nder shumë i madh që ju i bëni vendit, kombit, flamurit dhe do të keni mbështetjen e plotë të qeverisë”, ka thënë Berisha, duke shprehur mbështetjen e qeverisë për këtë projekt.

Alpinistët kanë thënë se e shohin këtë mbështetje si inkurajim për zhvillimin e këtij pasioni dhe për lëvizjet e bëra kohët e fundit duke u ngjitur në malin e Dajtit apo duke shkuar në malin e Sharrit, në Kosovë. Alpinistët kanë vlerësuar edhe ndërtimin e rrugës së Arbrit duke thënë se plazhin mund ta shfrytëzojmë katër muaj në vit, ndërsa malet në të 12 muajt e vitit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama