* Shumë femra dhe më pak policë dje në stadium. Megjithatë, forcat e rendit kanë mbajtur më së miri qetësinë, kjo edhe për fatkin pasi Tirana nuk kishte tifozë në Vlorë, për shkak të dënimit.* Djali i Telushit ka ndjekur nga afër ndeshje, i shoqëruar nga bashkëshortja e kapitenit. Edhe këtë herë i biri i ka sjellë fat kapitenit.
* I mërzitur nga goli i pësuar në fund të pjesës së parë, në fund të pjesës së parë, trajneri Daja ka kënduar për tre minuta në stol bashkë me ndihmësit e tij dhe më pas i është drejtuar dhomave të zhveshjes.
* Ndeshja e djeshme me dy protokolle. Në të parin në stol ishin Maxhuni dhe Çerkini, të cilët nuk ishin grumbulluar fare. Ndërsa në të dytin, atë të rregulltin Lushtaku dhe Martins.
* Vlonjati Tiranës, Fjoralb Deliaj u duartrokit kur u fut në lojë dje, madje edhe nga vetë administratori Idrizi. * Duartrokitje dhe brohoritje në stadium pas shënimit të golit të Flamurtarit dhe në momentin kur u mësua se ndeshje Partizani-Bylis ishte në barazim 1-1.
* Vetëm një top në fushë në lojës. Në një moment nga minutat e fundit të pjesës së dytë, kur topi përfundoi në tribunën C, është dashur ndërprerja e lojës për disa sekonda, derisa të merrej topi.
* Gjatë një goditje të topit, Da Silva hyn vetën në rrjetë dhe jo topi. Ky i fundit përfundon mbi tra.
*Ramadani mundohet që të karikojë të tijtë "Hajde, hajde se mbaroi".