Flamurtari prezanton edhe kroatin Tomisllav Bushic

Flamurtari prezanton edhe kroatin Tomisllav Bushiç

Skuadra e Flamurtarit ka arritur të afrojë një tjetër futbollist të huaj cilësor. Vlonjatët kanë zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Tomisllav Bushiç, i cili është një emër i njohur për kampionatin shqiptar.

bushic flamurtari

Kroati fillimisht veshi fanellën e Vllaznisë në sezonin 2013-2014, duke shënuar 14 gola në 28 ndeshje me kuqeblutë. Më pas, ai u transferua te Tirana, ku zhvilloi një sezon me luhatje, të mbyllur me 8 gola të realizuar në 33 ndeshje.

Pas largimi nga Tirana, klub me të cilin hapi një gjyq për shkak pagesash të prapambetura, Bushiç udhëtoi drejt Malajzisë për t'iu bashkuar skuadrës së T-Team FC. Por eksperienca aziatike nuk ishte edhe aq e lumtur, ndaj kroati ktheu vëmendjen përsëri nga kampionati shqiptar, duke filluar bisedimet me disa klube.

Sot, Flamurtari bëri të ditur se 30 vjeçari kishte firmosur marrëveshjen me këtë klub dhe se i bashkohej në stërvitje skuadrës së drejtuar nga Gugash Magani.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama