UPDATE/ Flamurtari i largohet zonës së 'nxehtë' të rënies nga kategoria, ndërsa Bylisi shpreson ende për mbijetesën në Superiore në ndeshjen e fundit.
Takimi mes Bylisit dhe Flamurtarit u mbyll në barazim pa gola në Ballsh. Me këtë rezultat, vlonjatët ngjiten në kuotën e 35 pikëve, po aq sa edhe Laçi. Ndërsa Bylisi ndodhet në vendin e parafundit me 32 pikë.
Bylisit i duhet një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe një fitore e Tërbunit ndaj Laçit, për të siguruar mbijetesën.
Ndërsa Flamurtari duket më pranë qëndrimit në Superiore, pasi edhe nëse humbet në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, mbijetesa e tyre varet edhe nga rezultati mes Vllaznisë dhe Bylisit.
Në tri ndeshjet e tjera të luajtura pasditen e së shtunës, Tirana fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, Teuta mposhti Laçin me rezultatin 3-0, ndërsa Kukësi fitoi në transfertë me Tërbunin me rezultatin 1-2.
Nga rezultatet e Javës së parafundit, edhe Vllaznia siguroi matematikisht qëndrimin në Superiore. Ndërsa Teuta me fitoren e arritur ndaj Laçit nuk i ndahet luftës për pjesëmarrjen në Ligën e Europës.
REZULTATET E KATEGORISË SUPERIORE:
Bylisi-Flamurtari 0 - 0
Tirana-Vllaznia 1 - 0
Gol: Elis Bakaj 51´
Teuta-Laçi 3 - 0
Gol: Grifshi 51´, Çyrbja 79´, Hoxha 83´
Tërbuni-Kukësi 1 - 2
Gol: Kuka 10´ (portier)/ Emini, Nika 44´