Flasin Xhuru dhe Shar dy qendermbrojtesit e Zvicres

Flasin Xhuru dhe Shar, dy qendërmbrojtësit e Zvicrës

Johan Xhuru dhe Fabian Shar do të jenë pengesat kryesore për sulmin shqiptar në ndeshjen kundër Zvicrës. Të dy qendërmbrojtësit janë të paprekshëm në formacionin e Petkoviç dhe ata kanë bindjen se mund të ndalin sulmin shqiptar.

00640b94-24f3-49de-8a30-c5ebf57be261

"Minutat e parë do të jenë me intensitet të lartë", paralajmëroi Xhuru. "Nuk duhet të lejojmë që të na gjejnë të papërgatitur. Por ne kemi luajtur dy herë më parë ndaj Shqipërisë dhe nuk ka arsye pse të ketë surpriza këtë radhë. Ne thjesht duhet të qarkullojmë topin dhe të krijojmë hapësira", tregoi ai planin e lojës kundër kuqezinjve.

Nga ana tjetër, Shar mendon se shumë i rëndësishëm për këtë sfidë do të jetë edhe kontrolli i aspektit emocional të këtij dueli. "E presim që ndeshja kundër Shqipërisë të jetë emocionale, e dimë këtë gjë prej shumë kohësh. Për të dy skuadrat do të ketë fytyra të njohura nga ana tjetër e fushës. Por ne do të jemi gati", theksoi ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama