Fleckenstein-Gjosha Shqiperia ka bere progres reformat shihini si detyrim ndaj qytetareve

?

TIRANE, 22 Tetor/ATSH/- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi sot një takim me Knut Fleckenstein, Raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë, i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në vendin tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan në lidhje me pritshmëritë për progres raportin që pritet të publikohet së shpejti, metodologjinë e re të tij dhe ecurinë e 5 prioriteteve që Shqipërisë i janë lënë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave.

Ministrja Gjosha u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të vazhduar punën në funksion të avancimit me axhendën europiane të vendit.

Bashkëbiseduesit, u ndalën te reforma në drejtësi dhe rëndësia që ajo ka për hapjen e negociatave. Ministrja Gjosha, theksoi se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se pa këtë reformë vendi nuk mund të bëjë një hap përpara me procesin.

"Prandaj ne shpresojmë që kjo reformë të miratohet sa më shpejt me konsensusin e të gjithë aktorëve, në mënyrë që implementimi i saj më pas të bëhet përmes negociatave", tha Ministrja Gjosha.

Zoti Fleckenstein, vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria, si dhe theksoi se çdo reformë që vendi ndërmerr, nuk duhet parë si një detyrim ndaj BE-së, por si një detyrim ndaj qytetarëve dhe nevojë për të zhvilluar më tej vendin./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama