Flet patriarku i PS Driteroi Qeveria Rama me mire me figura te reja

Flet patriarku i PS, Driteroi: Qeveria 'Rama', me mire me figura te reja

Shkrimtari komenton emrat e kabinetit:
Ministrat duhet të kenë kurajë e të riskojnë siç bëri Berisha me rrugët

Patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli, thotë se rimëkëmbje do të ishte termi më i mirë i sloganit të fushatës së PS-së në zgjedhje. Sipas tij, Rilindje është një term që tregon përmbysje të një sistemi dhe ngritje të një sistemi të ri. Në një bisedë të gjatë me shkrimtarin e njohur, i cili rezervohet shumë të flasë kohët e fundit, mësova se çfarë mendon ai për qeverinë e re, ministrat e rinj, mungesën e figurave të njohura të mbetura jashtë kabinetit qeveritar, por dhe për aleatët e PS, largimin e Berishës nga PD dhe shpresat te Lulzim Basha për të sjellë risi te kjo parti. Sadija, bashkëshortja që nuk i ndahet për asnjë moment, plotëson çdo detaj të bisedës sonë, për ato shqetësime që ata i ndajnë gjatë ditës dhe që pritshmëritë janë të mëdha dhe për ata. Çifti sapo është kthyer nga Pogradeci ku kaluan disa ditë në freskun e liqenit.

 

Edhe pse 82 vjeç, i dashuruar pas ndryshimit, Dritëroi beson më shumë se kushdo tjetër te të rinjtë. Patriarku beson tek aftësitë e Edi Ramës si Kryeministër, duke e cilësuar atë më të aftë si administrator, sesa si kryetar partie. Ai e sheh pozitive ndarjen e ministrave nga mandati i deputetit, por edhe u sugjeron liderëve që të mbledhin pranë vetes si këshilltarë njerëz të ditur që të këshillohen prej tyre. Shkrimtari i njohur beson se ministrat e rinj do të sjellin risi dhe nuk do vijojnë rutinën. Po ashtu, edhe Basha në krye të PDsë do të ndryshojë situatën në këtë parti. Si ju duket profesor historia e re politike e pas zgjedhjeve të 23 qershorit? Të gjitha forcat politike duhet të bashkëpunojnë që të përmirësohet gjendja në vend. Nuk mund të ecësh përpara me dy forca që vendosen përballë njëra-tjetrës si të jenë dy ushtri, apo dy shtete që luftojnë njëri-tjetrin. Kjo situatë konfliktuale mund të shpërthejë konflikte sociale. Opozita të bëjë punën e saj, maxhoranca të bëjë punën e saj.

 

Të mos bllokojë opozita? Jo, është në të drejtën e opozitës të bllokojë kur e sheh të arsyeshme, por bllokimi të mos bëhet i gjatë, vetëm për të dhënë një mesazh. Partitë duhet të sakrifikojnë interesat e tyre partiake dhe të mendojnë për interesin e përgjithshëm. Situata e rëndë ekonomike është e vështirë për të gjithë Europën e jo më për ne që jemi një vend me ekonomi të dobët. Europa diskuton nëse BE duhet të ekzistojë apo jo. Data 23 qershor është një arritje e madhe e popullit tonë, sepse për vetë situatat e vështira që po kalojmë, populli votoi i qetë si në çdo demokraci për të ndërruar ujin, që të mos jetë i ndenjur, por që të qarkullojë dhe të rrjedhë. Nuk është ndonjë çudi e madhe që disa habiten pse iku dikush. Sepse iku koha e liderëve të mëdhenj që vetë kushtet historike i sillnin në krye të punëve dhe i krijonin më pas të tillë. E kam fjalën për liderë të tillë statuja, si Stalini, Rusvelt apo Çurçilli. Të tillë historia nuk prodhon më, sepse koha është e tillë.

 

Vijnë në pushtet, kryejnë mandatin, mbarojnë misionin dhe ikin e qarkullojnë. Atëherë nuk ndryshonin Patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli, thotë se rimëkëmbje do të ishte termi më i mirë i sloganit të fushatës së PS-së në zgjedhje. kaq shpejt, siç ndryshojnë sot dhe qëndronin gjatë në histori. Si e shikoni termin “Rilindje” në programin e ri të maxhorancës? Rilindje është një gjë shumë e madhe, nuk ndodh gjithnjë rilindja. Nëse do ta përdorim si kapërcim të sistemeve, nëse do të kalonim nga sistemi socialist në atë kapitalist, të ekonomisë së tregut, termi “Rilindje” do të ishte i goditur. Por, ne sot jemi brenda të njëjtit sistem dhe nuk po ndryshojmë sistemin tonë ekonomik dhe politik, jemi brenda ekonomisë së tregut. Rilindësit përdorën termin “Rilindje”, sepse ishte një zgjim dhe dalje nga Mesjeta, nga inkuizicioni dhe revokuan vlerat më të mëdha kombëtare. Rilindja jonë ishte shpëtim nga pushtuesi shekullor turk. Naimi thoshte “Dielli lind andej nga perëndon”. Më shumë, për mua, termi duhet të ishte “Rimëkëmbje”. Nuk do të shkojmë në krijimin e një sistemi të kundërt me ekonominë e tregut ku jemi futur. Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha dha dorëheqjen, mendoni se është larguar apo do të qëndrojë aktiv në politikë me influencën e tij? Sa besim keni te Basha, a do ta rilindë ai PD-në, sepse i ke dhënë dhe një urim kur u zgjodh kryetar bashkie?

 

Unë urimet i jap në postet shtetërore e jo partiake. Kam uruar gjithnjë pa paragjykime, duke mos i parë palët me armiqësi. Historia e Shqipërisë pas viteve ‘90 ka kaluar disa pika kulmore, siç ishte 1992, ndryshimi i sistemit politik, populli votoi PD për një shpresë të re. Kemi më pas 1997-n, kur fituan socialistët pas disa fenomeneve të rënda korruptive, siç ishin piramidat. Viti 1997 ishte si epoka e shërimit të plagëve të pas piramidave dhe socialistët u votuan me votë plebishitare. Në 2005-n e mori PD-ja sepse populli mendoi se gjërat duhet të ndryshonin. Sot jemi në një pikë tjetër të historisë, kur populli përsëri gjykoi se gjërat duhen ndryshuar dhe votoi me votë të madhe socialistët. Kjo pra është historia e demokracisë, por disa njerëz mendojnë se duhet të jenë të përhershëm si Skënderbeu. Skënderbeu luftoi 25 vjet dhe vdiq nga ethet, por turqit nuk e mundën dot. Ndërsa Skënderbeu i sotshëm nuk mundet nga ethet, por mundet nga armët e demokracisë, me votë. Prandaj të mos kujtojnë se ka ndodhur ndonjë hata e madhe, thjesht ka ndryshuar një qeveri dhe një lider. Ne duhet të mësohemi me këtë ndryshim, sepse nuk jemi të përjetshëm.

 

Ra Shrëder në Gjermani dhe erdhi Merkel, nuk ndodhi ndonjë hata e madhe, po ashtu dhe Tony Blair, apo Bush. Ne duhet të mësohemi me demokracinë dhe kjo nuk mësohet me përralla, por me shembullin e të gjitha vendeve të botës së përparuar. Besoni se Lulzim Basha do ta drejtojë ndryshe PD-në? Shiko, vendi ynë ka çudira shumë të mëdha dhe nuk parashikon dot. Në ç’kuptim? Në kuptimin e përmbysjeve të gjërave. Në Pogradec unë kam vite që shkoj. Liqeni është shumë i qetë. Papritur fillojnë dhe dalin pulëbardhat. Po dolën ato, fillojnë dallgët. Shqiptarët janë të papritur, nuk mund t’i parashikosh siç është dhe koha, që është e paparashikuar. Nuk mund të them se ç’mund të ndodhë në këtë botë, megjithatë kam besim se të rinjtë do ta ndryshojnë gjendjen, pasi ata janë të prirur drejt së resë. Maxhoranca e re e nis punën me një vendim të saj duke ndarë ministrin nga deputeti. Si e vlerëson këtë ndarje? E përmirëson kjo punën e deputetit? Kjo ndarje e fuqizon punën e ministrit, i jep atij kohë që të merret vetëm me ministrinë. Në kohën e Partisë së Punës kishte disa ministra që nuk ishin deputetë, si Zisa Cikuli i Shëndetësisë dhe të tjerë. Po ashtu dhe i biri i Zisa Cikulit, Maksimi, ka qenë ministër i Shëndetësisë por pa qenë deputet, apo Visar Zhiti e Petrit Vasili.

 

Ata kanë pasur më shumë kohë të merren me punën e ministrisë. A ka rrezik që kjo ndarje të krijojë ndonjë konflikt me Grupin Parlamentar? Nuk besoj, por dhe nuk përjashtohet, mund të ketë dhe kritika. Por, ndarja e ministrit nga mandati i deputetit do të ketë më shumë shpenzime, pasi ministri nëse do të ishte deputet do të merrte vetëm rrogën e deputetit, ndërsa tani do paguhet edhe ministri, edhe deputeti. Disa ministri mendoj se janë të tepërta, mund edhe të bashkoheshin. Në fakt ishin bashkë dhe u ndanë disa ministri… Në fakt aty-aty shkuan. Sepse u ndanë disa sektorë dhe u bashkuan të tjerë. P.sh., Ministria e Kulturës kishte dhe Sportet, por ato i mori Ministria e Arsimit. Si e shikoni mungesën në kabinetin qeveritar të ish- ministrave të PS që kanë përvojë në qeverisjen e mëparshme socialiste, duke u zëvendësuar nga ministra krejtësisht të rinj? Më mirë do jetë me figura të reja, sepse do ta fillojnë nga e para dhe nuk do të jenë rutinë, siç ka bërë paraardhësi të bëj dhe unë. Më mirë që janë të rinj, ta fillojnë nga e para dhe të jenë me entuziazëm. Pas luftës, ministrat e qeverisë së parë ishin ministrat më me kulturë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Pse? Sepse ata vinin nga shkolla të larta jashtë shtetit. Ishin personalitete me libra të botuar: Sejfulla Malëshova ishte botues, ishte poet, ishte me eksperiencë të madhe se kishte qenë afër revolucionit të Nolit, kishte mbaruar 4 vjet universitet për Mjekësi në Itali e pastaj shkoi si revolucionar në Moskë. Ymer Dishnica ishte njëri nga mjekët më të zotët dhe kishte bërë


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama