Flirti ne pune meshkujt e bejne per te vrare merzine

Flirti ne pune, meshkujt e bejne per te vrare merzine
Mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu i këndshëm ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj. Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur për vdekje dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën. Ai që i sjell me këmbë në tokë miliona femra anembanë botës është një studim i Universitetit Surrey, i kryer me 200 veta të moshës 21-68 vjeç, të cilët u pyetën nëse kanë pasur në ambientin e punës sjellje që mund të kenë sfond seksual, me fjalë të tjera nëse kanë flirtuar me kolegët.

Studimi

Pjesëmarrësit në studim (avokatë, agjentë të bursës dhe funksionarë të administratës publike) duhej t’u përgjigjeshin edhe disa pyetjeve të tjera që kishin të bënin me personalitetin e tyre, kënaqësinë nga puna dhe angazhimin. Jo rastësisht, nga testimi doli se femrat që e kishin “provuar” me kolegët ishin të kënaqura me detyrën e tyre njësoj si ato që kishin mbajtur raporte tërësisht profesionale me kolegët e seksit tjetër, ndërsa meshkujt ankoheshin për pakënaqësi në lidhje me detyrën.

“Qëllimi i studimit tonë ishte për të verifikuar nëse bindja e krijuar se flirtet ndihmojnë në karrierë dhe japin më shumë kënaqësi në punë ishte e bazuar apo jo”, shpjegoi psikologu Chadi Moussa, i cili i prezantoi rezultatet e studimit në një konferencë të «British Psychological Society».

“Studimi ynë e hedh poshtë këtë bindje të krijuar prej kohësh. Studime të mëparshme kishin treguar se njerëzit flirtojnë në ambientet e punës për arsye që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin apo zbavitjen dhe analiza jonë konfirmon se ekziston një lidhje e fortë mes pakënaqësisë së meshkujve për detyrën që u është caktuar dhe dëshirës për të flirtuar me koleget. Përsa u përket femrave, nuk është vënë re asnjë lidhje domethënëse mes flirtit dhe kënaqësisë në punë”, ka argumentuar Moussa.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama