Flori dhe Elvana dy albume dhe nje titull

Flori dhe Elvana, dy albume dhe një titull
Dyshja më e famshme dhe më e suksesshme në tregun muzikor shqiptar, Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, do të publikojnë së shpejti albumet e tyre të fundit. Dy miqtë kanë menduar t’i promovojnë, si dhe t’i hedhin në treg të dyja albumet në të njëjtën ditë. Nuk dihet ende data e publikimit, por mendohet që do të jetë diku nga fundi i muajit qershor.

Befasia më e madhe e dy albumeve do të jenë titujt e tyre. Më saktë, albumet do të kenë një titull të ndarë në mes. Sipas Bluetooth, titulli do të fillojë në njërin album dhe do të mbetet përgjysmë për të përfunduar në albumin e artistit tjetër. Nga burime pranë tyre mësohet se albumet përmbajnë këngë që u përkasin rrymave të ndryshme muzikore si R&B, rok, baladë, madje një këngë e albumit të Elvana Gjatës do të përmbajë edhe tinguj gregorianë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama