Shumë deputetët të parlamentit të Kosovës i janë gazuar rritjes së pagës me 500 euro. Por, për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi kjo është e papranueshme. Pas vendimit të parlamentit për rritjen e pagës, Krasniqi ka protestuar duke refuzuar jo vetëm rritjen por komplet pagën e tij si deputet.
“Rritja e pagave për deputetët për rreth 500 euro është e pamoralshme. Në shenjë proteste unë heq dorë jo vetëm nga rritja por nga komplet paga ime”, tha Krasniqi në seancë. “Pse unë duhet të kem pagë aq të lartë kur ¼ e popullsisë jeton me më pak se 1 euro në ditë. Është shumë e pamoralshme.”
Ndonëse veprimi i Krasniqit është për t’u vlerësuar, akti i tij nuk është se do të dëmtojë llogaritë e tij financiare. Kjo pasi pasuria e tij përllogaritet të jetë 10 milionë euro.