Fluks emigrantesh ne pikat kufitare pala greke punon me nje sportel

Fluks emigrantesh ne pikat kufitare, pala greke punon me nje sportel
Ashtu siç çdo vit një fluks i madh shqiptarësh që rikthehen në atdhe për pushimet verore po regjistrohet në pikën doganore të Kapshticës. Sipas raportimeve numri i shqiptarëve që presin për të hyrë në atdhe dhe që lënë punën e tyre në Greqi duke përfituar nga periudha e pushimeve verore është rritur ndjeshëm orët e fundit.

Mësohet se fluks më të madh ka pasur në tokën greke pasi pala greke punon vetëm me një sportel. Sipas autoritetve kufitare në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar kanë hyrë 4500 shtetas shqiptarë dhe 1209 automjete, ndërkohë që një fluks i madh hyrjeje pritet edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë 3465 shtetas shqiptarë dhe 900 automjete ndërsa kanë dalë 2367 persona dhe 591 automjete. Mësohet se në Kakavijë pala shqiptare punon me gjashtë sportele ndërsa pala greke me katër sportele dhe nuk raportohet për radhë apo pritje të gjata të emigrantëve apo mjeteve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama