Fluturimi Perseja e nje fobie

Fluturimi, Perseja e nje fobie
Sipas statistikave, një në tre pasagjerë prej atyre që fluturojnë, nuk ndihet mirë në bordin e një avioni, pavarësisht sa komod apo zbavitës mund të jetë ai. Sjelljet e kësaj kategorie njerëzish janë me të vërtetë të çuditshme, mjafton që të kesh vëmendjen që t’i shohësh kur shtrëngojnë duart pas sediljeve dhe djersiten, apo kur humbasin gjithë humorin, ndërsa avionët tentojnë që të shkëputen nga toka. Ata janë të frikësuar ndaj çdo trajtimi dhe ëmbëlsie të shfaqur nga stjuardesat dhe mezi presin që udhëtimit t’i vijë fundi. Megjithatë, shumica e këtyre njerëzve që kanë një fobi të tillë nuk i kondicionojnë lëvizjet e tyre nga frika ndaj fluturimit. Po sipas statistikave, për njerëz me fobi të tilla, të vetmet momente relaksuese janë ato gjatë fluturimit, por të heqësh ngritjet dhe zbritjet. Kjo, sepse ato janë momente gati tokësore, me një qëndrueshmëri dhe qetësi si në tokë.

 Edhe pse frika nuk i ndalon shumë njerëz që të ndërmarrin fluturime në të katër cepat e botës, ajo në fakt i ndalon ata që të kënaqen me fluturimin në vetvete. Sipas studimeve, ata që kanë frikë nga fluturimi me avion janë persona që nuk duan që t’i kenë gjërat jashtë kontrollit, që do të thotë se nëse në rastin e makinës ata që dinë se si funksionon ajo dhe sa për qind ka mundësi që të përballen me një aksident, në rastin e avionit dijenitë e tyre janë të papërfillshme dhe se ata nuk mund ta suportojnë faktin se nuk janë në kontroll të pilotimit, apo të drejtimit të anijes. Së fundi, për të gjithë ata që kanë frikë fluturimin, ka dalë një libër në të cilin shpjegohet frika, shkaku i frikës dhe pasojat e një frike të tillë. Libri quhet “Si të kalosh frikën nga fluturimi”, dhe nuk ka të bëjë vetëm me këshillat për të tejkaluar një problem psikologjik.

Në fakt, autori i librit është një pilot i kualifikuar dhe sipas tij frika nga fluturimi është një ndjesi joracionale. Sipas tij, kjo ishte një frikë e bazuar në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, kur përqindja e aksidenteve ajrore ishte jashtëzakonisht e lartë, ndërkohë që aktualisht aksidentet janë me të vërtetë të rralla dhe ndodhin më shumë si shkak i rastësisë së pikëprerjes së disa faktorëve se sa për shkak të defekteve të mirëfillta. Sipas tij, së fundi ka pasur vetëm dy aksidente të përmasave të mëdha, megjithatë frika nuk është aspak racionale për të thënë që në raste të caktuara ajo është me të vërtetë tersndjellëse.

 Por, sipas pilotit autor të librit, numri i aksidenteve nuk ka të bëjë aspak me frikën e njerëzve. Ajo vjen nga thellësia e qenies së tyre, nga frikërat e ndryshme që kanë për jetën dhe që gjejnë një rrugëdalje në fluturimin me avion. Piloti ka një këshillë për të gjithë ata që duan të shmangin frikën dhe të fluturojnë duke e shijuar një gjë të tillë. Së pari, sipas tij, të gjithë ata që fluturojnë duhet që të mësojnë sekretet e fluturimit; si funksionon avioni, cilat janë detyrat e pilotit, për të kuptuar kështu zhvillimin e gjërave dhe mbi të gjitha, për të kuptuar se sa i vogël është probabiliteti i një aksidenti ajror, pavarësisht frikës së tyre. Sipas statistikave, udhëtimi me makinë, qoftë edhe në autostradën më të sigurt në botë, ka një probabilitet më të madh për aksident se saj fluturimi me avion.

Pra, toka është shumë herë më e pasigurt se qielli. Po e kuptuan një të vërtetë të tillë ata që udhëtojnë dhe kanë frikë, gjërat do të ndryshojnë shumë. Ja disa nga këshillat e këtij libri: Mos e shmangni fluturimin. Ne përpiqemi që të jemi më të sigurt duke shmangur ndërmarrjen e shumë iniciativave, por kjo nuk na ndihmon që të përballemi realisht me problemin. Të shmangësh fluturimin me avion, do të thotë që në radhë të parë të humbasësh shanset për një karrierë të mirë, duke qenë se sot shumë punë bëhen përmes fluturimeve të gjata. Frikërat ose fobitë janë pak a shumë të njëjta për të gjithë, por shmangia e tyre nuk është zgjidhje. Në vend të shmangies njerëzit duhet të mësojnë shkakun e tyre dhe mundësinë për t’i luftuar. Mendoni për destinacionin e fluturimit.

Kur kemi një frikë duhet të përqendrohemi në pozitivitetin e udhëtimit, për shembull në atë që na pret kur të mbërrijmë. Kur nisemi për një takim, pune duhet të mendojmë rezultatin pozitiv të këtij takimi në karrierën tonë, ose kur nisemi për të takuar ndonjë të afërt duhet të mendojmë se sa mirë që po takojmë një njeri që e duam dhe për të cilin na kishte marrë malli. Kjo të jep mundësi që të motivohesh dhe të përqendrohesh te gjërat pozitive. Sfido mendimet negative.

Nuk jeni një dashamirës i turbulencave ajrore? Megjithatë pak informacion mund t’ju ndihmojë që t’i konsideroni si një fenomen të zakonshëm natyror. Turbulencat ndodhin për shkak të rrymave ajrore. Njerëzit i marrin për fundin e botës apo për paradhoma të tragjedive të mëdha, në fakt ato s’janë gjë tjetër veçse fenomene të zakonshme ajrore që nuk kanë asnjë lloj ndikimi në fatin e udhëtimit. Tragjeditë ndodhin nga të tjera shkaqe e jo nga boshllëqet ajrore.

Mëso teknikat e relaksimit. Kur gjatë fluturimit nisni të keni ndjesi negative duket që të shmangni gjithë negativitetin. Në radhë të parë duhet luftuar ankthi. Ka një dallim të madh mes të qenit jo konfort dhe rrezikut. Kjo do të thotë që pavarësisht që kafja juaj mund të mos jetë e mirë, kjo nuk do të thotë që avioni juaj do të përmbyset. Është shumë e rëndësishme që të identifikohen mendimet negative dhe të ndahen nga rreziqet reale. Një nga masat e mira që mund të merren në raste të tilla është leximi i librave interesantë, apo parja e filmave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama