Fobite tona me te shpeshta

Fobite tona me te shpeshta
Per shkak te frikes nga qeni, njerezit ikin edhe nga kelyshet e vegjel, kurse frika nga dentisti ben qe shume njerez te kene dhembe te prishur dhe te pajtohen me kete. Per shkak te frikes, te dentisti nuk shkojne 9 – 20% te njerezve, ka treguar nje studim amerikan. Fobia nga dentisti eshte njera nga me te shpeshtat, por edhe nder me te rrezikshmet, meqe pasojat e saj mund te rezultojne me dhembje te medha te dhembeve te prishur.

Shkaktaret e kesaj fobie mund te jene te llojllojshem, nga pervojat e hidhura me pare, e deri te frika nga gjilperat, apo ndjenja e pafuqise. Edhe kinofobia, apo frika nga qeni eshte po ashtu e shpeshte. Ajo ka te beje me te gjitha racat e qenve, duke perfshire edhe qente qe jane aq te vegjel, sa qe nuk mund t’i shkaktojne njeriut kurrfare demi. Ja edhe disa fobi te tjera.

Murmurima: Murmurimat dhe vetetimat e zeshme shkaktojne shpejtim te te rrahurave te zemres, djersitje te shuplakave te duarve, por edhe frike te madhe te disa njerez. Rreth 73% e njerezve frikohen pak a shume nga moti i lig dhe nga murmurimat. Ekspertet mendojne se kjo perqindje eshte edhe me e larte.

Terri: Frika nga erresira eshte frika me e shpeshte e femijeve. Terri eshte i paparashikueshem per çka femijet imagjinojne gjera te ndryshme – fantazma, hajna, pleq, apo kafshe te frikshme. Shumica e femijeve e tejkalojne kete problem me rritjen e tyre.

Aeroplani: eshte llogaritur se rreth 25 milione njerez ne bote vuajne nga fobia e fluturimit me aeroplan. Kjo frike mund te jete aq e madhe, sa qe njerezit te udhetojne me jave te tera me autobuse, vetem e vetem qe te mos hipin ne aeroplan.

Lartesia: Rreth 3-5% e njerezve ne mbare boten ka frike nga lartesite ekstreme. Shikimi nga ndertesat e larta te ta shkakton marramendje dhe mundim.

Merimangat: Frika nga merimangat eshte e lindur dhe haset kater here me shpesh te femrat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama