Folk musical “cudit” Arberine

Folk musical, “çudit” Arbërinë
Koncerti me koreografë Genc Kastrati, Besim Jazexhiu, Andrea Kokeri, Zeki Kastrati, Roberta Mone dhe Besim Zekthi, do të ngjisë në skenë edhe këngëtarët e njohur Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Arif Vladi dhe Dionis Delia.

Përmes interpretimit të solistëve, trupës së valleve, grupit vokal, orkestrinës së Ansamblit Popullor, koncerti do të prezantojë tiparet më të spikatura të artit dhe folkut shqiptar ndërkohë që e veçanta e tij qëndron edhe në dhënien e përshtypjeve që ka lënë kultura shqiptare tek të huajt që kanë vizituar vendin tonë si Lord Bayron, Nopcha, Johann G. Von Hann, Edith Durham etj. Për të realizuar këtë ide, është menduar që përshtypjet e tyre të përcillen në këtë show nga një shkrimtar i huaj, një trill ky artistik. Kësisoj, shfaqja do të ndërthuret midis aktorit, valleve, këngëve e instrumentaleve, duke i dhënë spektatorit dinamikën e një ekspedite në vise të ndryshme shqiptare.

Katër numra koreografikë do të ndërtohen nga Genc Kastrati, me motive të pashfrytëzuara ndonjëherë. Një prej tyre, do të jetë vallja me motive të Karadakut, një bashkëpunim mes tij dhe Zeki Kastratit. Kjo valle me motive nga Preshevë-Bujanovci do të pasohet edhe nga valle me motive kosovare, me motive të Dibrës dhe të Korçës, apo edhe nga valle tiranase dhe çame.

NGa: Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama