Bota është në krizë por siç duket kjo është një kohë perfekte për tu bërë miliarder. Revista amerikane Frobes, e cila prej 25 vitesh boton listën e personave më të pasur në botë për këtë vit ka numëruar një numër rekord miliarderësh. Janë plotë 1 226 të tillë, të cilët zotërojnë një pasuri prej 4.6 trilion dollarë. I pari vazhdon të mbetet Carlos Slim me një pasuri prej 69 miliard dollarë. Ai ruan këtë pozicion për të tretin vit radhazi pavarësisht se këtë vit ka 5 miliard më pak se vitin e kaluar. Pas tij vjen themeluesi i Microsoft, Bill Gates me 61 miliard, i cili gjithashtu është dhe njeriu më fisnik në botë, pasi ka dhuruar 28 miliard dollarë. Manjati amerikan Uaren Bufet është i treti më 44 miliard dollarë. Ai ka 6 miliard më pak se një vit më parë pasi kompania e tij, Berkshire ka rënë me 7% në bursë. Në 10 vendet e para bëjnë pjesë gjithashtu; Bernard Arnault, Amancio Ortega, Llary Ellison, Eike Batista, Stefan Person, Li Ka-shing dhe Karl Albrecht. /
10 më të pasurit e planetit:
1. Carlos Slim, 72 vjeç, Meksikë, 69 miliard
2. Bill Gates, 56 vjeç, SHBA, 61 miliard
3. Warren Buffett, 81 vjeç, SHBA, 44 miliard
4. Bernard Arnault, 63 vjeç, Francë, 41 miliard
5. Amancio Ortega, 75 vjeç, Spanjë, 37.5 miliard
6. Larry Ellison, 67 vjeç, SHBA, 36 miliard
7. Eike Batista, 55 vjeç, Brazil, 30 miliard
8. Stefan Persson, 64 vjeç, Suedi, 26 miliard
9. Li Ka-shing, 83 vjeç, Hong Kong, 25.5 miliard
10. Karl Albrecht, 92 vjeç, Gjermani, 25.4 miliard