Kancelarja Angela Merkel rikthehet pas dy vitesh si gruaja më e fuqishme në botë, duke spostuar nga ky vend zonjën e parë të SHBA-së, Michelle Obama, e cila është pozicionuar në vendin e 8-të. Lista e publikuar nga Forbes vë në vendin e dytë Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Sipas Forbes, pavarësisht se Merkel është kritikuar për mënyrën e trajtimit të krizës ekonomike, ajo është konfirmuar si lidere në ekonominë evropiane. Presidentja braziliane, Dilma Roussef është renditur në vendin e tretë të listës së përvitshme të Forbes.