Forbes ne bote jane 1210 miliardere

'Forbes', ne bote jane 1210 miliardere
Njeriu më i pasur në botë, miliarderi nga Meksika Carlos Slim, edhe këtë vit mban vendin e parë në listën e pasanikëve të botës, të cilën çdo vjet e publikon prestigjiozja “Forbes”. Nëse nuk e keni ditur Carlos Slim është vetëm njëri nga 1210 miliarderët sa ekzistojnë sot në planetin tonë ku prej tyre 413 janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 300 janë europianë. Të paktën kështu thonë rezultatet e matjeve të bëra nga revista “Forbes”. Nga 1210 miliarderët ekzistues, vetëm 102 janë femra!Sipas “Forbes” gjatë 2010-es, Carlos Slim e ka ngritur pasurinë e tij në 74 miliardë dollarë, falë 20.5 miliardëve që kishte fituar vjet. Fitimi i Slimes vjen nga kompanitë e tij të shumta e në veçanti nga kompanie Telmex dhe nga aksionet në tregun financiar.Njëri nga themeluesit e Microsoftit, Bill Gates, renditet si miliarderi i dytë, kurse investitori Ëarren Buffett i treti.

 Sipas kryeredaktorit të revistës “Forbes”, Steve Forbes, “Bill Gates do të mbetej ende njeriu më i pasur në botë, po të mos i kishte ndarë 28 miliardë dollarë për Fondacionin e tij humanitar”. Si dihet, gjatë periudhës së viteve 1995 - 2010, Gates nuk ishte i pari në listë vetëm dy herë.Rritje marramendëse financiare sipas revistës kanë shënuar rrjetet sociale si Facebook, Groupon, Zynga, etj. Sipas Forbes, rrjetet si Groupon dhe Zynga kanë `prodhuar` pesë miliarderë në SHBA. Kina ndërkaq, vjet ka dyfishuar numrin e miliarderëve dhe tani i ka 115 sosh, ndërkohë që numri i tyre është rritur edhe në Rusi e Indi.“Është hera e parë që jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prodhuar 100 miliarderë” u ka deklaruar mediave Steve Forbes, dhe ka shtuar se Moska është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve (79), kurse qyteti i dytë për nga numri i tyre, është Nju Jorku me 58 miliarderë.Nga lista e pasanikëve më të mëdhenjë në botë që për herë të parë janë bërë miliarderë vjet, vërehet se ata nuk janë as nga SHBA-të e as nga Evropa, por përkundrazi nga ekonomitë e tjera botërore, si Brazili, Russia, India dhe Kina.

Ndërkohë që viti 2009 u përmbyll me 97 miliarderë të rinj, numri i atyre që kaluan këtë prag, ishte 214 në dhjetor të 2010-ës.Pasuria e të gjithë miliarderëve të botës, si u ka deklaruar mediave jo moti Steve Forbes, është rritur për 25 për qind dhe ka mbërritur shumën prej 4.5 biliardë dollarësh amerikanë. Pasuria e 300 miliarderëve evropianë mbërrinë në 1.3 biliardë dollarë.Miliarderi më i ri në botë është Dustin Moskovitz, 26 vjeçari i njohur për Facebookun, kurse më i moshuari është miliarderi i pasuruar në fushën e teknologjisë Ëalter Haefner, 100 vjeçar nga Zvicra.Industritë e mëdha që kanë prodhuar miliarderët janë sektori i energjisë, moda dhe tregtia me shumicë.

Lista e më të pasurve në botëCarlos Slim 74 miliardë dollarë America Movil, telecoms, Bill Gates 56 miliardë dollarë Microsoft, softë. Ëarren Buffett 50 miliardë dollarë Berksh. Hathaëay, investment, Bernard Arnault 41 miliardë dollarë LVMH, luxury goods, Larry Ellison 39.5 miliardë dollarë Oracle, softëare, Lakshmi Mittal 31.1 miliardë dollarë ArcelorMittal, steel, Amancio Ortega 31 miliardë dollarë Zara, fashion, Eike Batista 30 miliardë dollarë Mining, oil, Mukesh Ambani 27 miliardë dollarë Reliance Industries, Petrochemicals to oil, Christy Ëalton 26.5 miliardë dollarë Ëal-Mart, retail.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama