Mes më të fuqishmëve janë edhe themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gejts, Papa Benedikti XVI, kreu i Rezervave Federale në SHBA, Ben Bernanke, si dhe kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi.Revista amerikane “Forbes” ka përzgjedhur Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për të dytin vit radhazi si njeriu më i fuqishëm në botë. “Forbes” ka renditur 71 personalitete të konsideruara si njerëzit me më shumë potencë e pushtet, në proporcion me popullsinë e botës, 7,1 miliardë njerëz.
Në listën e “Forbes”, pas Obamës renditet e dyta Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe i treti, Presidenti rus, Vladimir Putin. Mes më të fuqishmëve janë edhe themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gejts, Papa Benedikti XVI, kreu i Rezervave Federale në SHBA, Ben Bernanke, si dhe kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi.