Ajo duke postuar foto nga stërvitja në fjalë, ku janë pjesë dhe forca ushtarake nga Shqipëria, shkruan se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë aty, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, më të përgatitur dhe më të mirpajisur se kurrë.
Qëllimi i stërvitjes "Trident Juncture-15" është trajnimi dhe testimi i Forcës Reaguese të NATO-s, një forcë shumëkombëshe e gatishmërisë së lartë dhe teknologjikisht e avancuar.
Kjo forcë përbëhet nga forca detare, tokësore dhe ajrore.
Siç mësohet në këtë stërvitje do të përfshihet një personel prej 36 000 vetësh, më shumë se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga më se 30 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të zhvillohet në Itali, Portugali, Spanjë, Oqeanin Atlantik, Detin Mesdhe dhe gjithashtu në Kanada, Norvegji, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë./a.g/