Kompania, e themeluar në vitin 1903, ka prodhuar një makinë çdo dhjetë sekonda gjatë 109 viteve të shkuar dhe nëse do vendoseshin të gjitha nga cepi në cep, gjatësia e tyre do ishte sa për të shkuar në Hënë e për tu kthyer.
Ford Focus ka arritur një sukses pasi ka spostuar në vendin e dytë modelin Toyota Corolla. Sipas IHS Automotive, në gjashtë muajt e parë të vitit janë shitur 489.616 makina Ford Focus. Më pas vjen Toyota Corolla me 462.187 copë. Focus u lançua për herë të parë si model evropian në vitin 1998 dhe u bë shumë popullore si makinë e vogël familjare dhe ekonomike.