Forma e vetullave tregon si jemi

Forma e vetullave, tregon si jemi
Me anë të vetullave mund të fitohen shprehje të ndryshme të fytyrës, si shprehja e habisë, gëzimit, hidhërimit, melankolisë… Vetullat e ngritura janë shenjë e një personi dinamik, të padurueshëm dhe impulsiv, kurse personat emotivë dhe të butë, kanë një hark të vetullave më pak të theksuar. Femrave me fytyrë të rrumbullakët u përshtaten vetullat e holla me një hark të lartë, të cilat e bëjnë fytyrën të duket më e gjatë. Te forma katrore e fytyrës, e cila karakterizohet me nofulla më të theksuara dhe me faqe më të gjera, vetullat do të duhej të ishin të formësuara në një hark më pak të pjerrët. Fytyra e ngushtë, e zgjatur, kërkon vetulla gati të drejta, derisa femrat me formë ovale të fytyrës, mund të përcaktohen për çdo formë të vetullave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama