Vijimi i turneut nuk do të jetë i thjeshtë për skuadrat e mëdha dhe pretendente për fitoren në Euro 2016. Rezultatet e arritura nga këto kombëtare ka bërë që në njërën anë të tabelës për ndeshjet në vijim të vihen të gjitha ekipet e mëdha, ndërsa në anën tjetër, skuadra të cilat nuk kanë arritur më parë suksese ndërkombëtare.
Në njërën anë të tabelës, skuadrat e Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës do të ndeshen së bashku për të siguruar njërën prej finalistëve të turneut.
Ndërsa në anën tjetër, në teori, finalistja duhet të ndalë nga njëra mes Zvicrës, Polonisë, Kroacisë dhe Uellsit të cilat janë skuadrat më të forta.
Edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos, ka më shumë mundësi që të përfundojë në grupin e skuadrave të mëdha, sesa në këtë grup të fundit, nëse pret sot biletën për kualifikimin.
Ja skema e plotë: