Lionel Mesi po kalon pushimet me familjen në Ibiza në një jaht superluksoz, por edhe aty nuk arrin t'i shpëtojë tifozëve të shumtë të tij.
Edhe pse mjeti lundrues është ankoruar larg bregut, një tifoz i yllit argjentinas ka arritur me not deri pranë jahtit, vetëm për të parë nga afër për pak sekonda dhe për të përshëndetur idhullin e tij.
Sipas mediave spanjolle, qëndrimi në këtë jaht i kushton Mesit 7800 euro në ditë. Mjeti lundrues është i gjatë 28 metra, ka katër dhoma dhe dy banja, një motor uji, dy kajakë, një barkë me pedale, një kuzhinier si dhe tre anëtarë ekuipazhi.