Foto / Formacioni me i mire i Euro 2016 sipas statistikave

Foto / Formacioni më i mirë i Euro 2016 sipas statistikave

Kompania "OPTA", një nga më të famshmet në botë për statistikat futbollistike, ka përpiluar formacionin më të mirë të fazës në grupe të Euro 2016.

Duke marrë për bazë jo vetëm rezultatet ekipore, por edhe statistikat individuale në çdo sektor të fushës, "OPTA" ka hartuar një formacion titullar të rreshtuar me skemën 4-2-3-1.

ClnY28GWQAApPHe

Portieri është MekGovern i Irlandës së Veriut, i cili tregoi më së miri vlerat e tij para sulmuesve të Gjermanisë. Para tij rreshtohet katërshja mbrojtëse me kroatin Srna djathtas dhe gjermanin Hektor majtas. Në qendër, dyshja e mbrojtjes përbëhet nga Boateng i Gjermanisë dhe Shar i Zvicrës, lojtari që shënoi golin e fitores kundër kuqezinjve të De Biazit.

Belgu Vitsel dhe gjermani Kros përbëjnë dyshen e mesfushorëve të qendrës, me detyrë jo vetëm për të ndërprerë aksionet e kundërshtarëve, por edhe për të krijuar aksione të rrezikshme nga thellësia.

Treshja e mesfushorëve sulmues përbëhet nga francezi Paje në të majtë, spanjolli Iniesta në qendër dhe kroati Perishiç në të djathtë.

Ndërkaq, sulmuesi i vetëm i këtij rreshtimi është Garet Bejl i Uellsit, i cili ka fituar duelin me madrilenin tjetër, portugezin Ronaldo.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama