Granit Xhaka nuk e harron lidhjen e ngushtë që ka me familjen e tij, tipar të cilin ai ka thënë gjithmonë se e ka trashëguar nga origjina e tij shqiptare. Mesfushori që luan Zvicrës ka zbuluar në rrjetet sociale këpucët e reja të cilët do t'i veshë në takimin kundër Francës.
Në këto këpucë janë të shkruar me ngjyrë të kuqe emrat e të gjithë familjarëve të tij, një mënyrë e veçantë për t'i pasur gjithmonë me vete, edhe në fushën e lojës.
"Familja ime do të thotë gjithçka për mua. Pavarësisht asaj që kanë, gjithmonë më kanë ruajtur dhe mbështetur në çfarëdo që bëj. Pa ata, nuk do të kisha arritur ku jam tani. Familja, e para", ishte mesazhi që Xhaka kishte vënë si shoqërues në foto.