Foto / Hajduti u mundua te vidhte Murinjon gjate finales se Euro 2016

Foto / Hajduti u mundua të vidhte Murinjon gjatë finales së Euro 2016

Një hajdut është përpjekur të vidhte shtëpinë e Zhoze Murinjos në natën e finales së Euro 2016, por nuk ia ka dalë mbanë dhe tashmë do të vuajë një muaj burg.

NINTCHDBPICT000252788184

Trajneri I Mançester Junajtid po shihte në televizor kur një nga shërbëtoret që ka në shtëpi, ulëriti pasi pa një të panjohur që po mundohej të hynte me forcë në derën e bodrumit.

NINTCHDBPICT000252788182

Ulërimat e saj sollën edhe ndërhyrjen e forcave të sigurisë në lagjen ku jeton Murinjo dhe më pas ishte policia ajo që erdhi dhe arrestoi një 25 vjeçar të identifikuar si Gabor Roman. Ai pranoi fajin para një gjykate të Londrës dhe u dënua me një muaj burg.

NINTCHDBPICT000252788183

E gjithë skena u ndoq nga Zhoze Murinjo, i cili nga dritarja pa se si policia i vuri prangat hajdutit që kishte dështuar në tentativën për të grabitur shtëpinë e një prej trajnerëve më të famshëm në botë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama