Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka shfrytëzuar vizitën e tij në Shkodër për të parë nga afër edhe gjendjen e punimeve në stadiumin "Loro Boriçi" në këtë qytet.
Impianti do të inaugurohet pas rreth një muaji me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë ndërsa që nga shtatori do të kthehet në shtëpinë e re të përfaqësueses shqiptare.
Rama, i shoqëruar nga prefekti Paulin Radovani dhe deputeti Agron Çela, ka hyrë në ambientet e brendshme të stadiumit për të parë atë që kishte përfunduar në impiant si dhe ka kërkuar të dijë se çfarë ka mbetur pa u bërë në mënyrë që ky stadium të cilësohet i përfunduar plotësisht.