Nëna e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka lëshuar një akuzë të rëndë në Tëitter ndaj futbollistëve francezë dhe më saktësisht ndaj Dimitri Paje i cili dëmtoi futbollistin portugez gjatë pjesës së parë.
"Nuk mund ta shoh kështu djalin tim. Në futboll objektivi është të godasësh topin, jo të dëmtosh një kundërshtar", ishte mesazhi i saj, duke lënë të kuptohet se mendonte që ndërhyrja e Paje kishte qenë me dashje.
Ronaldo braktisi fushën e lojës pas 25 minutash lojë për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në finalen e Euro 2016.