Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me kompletin e zi të saj në ndeshjen kundër Rumanisë.
Meqë Rumania do të luante me kompletin e saj të verdhë, si skuadër pritëse, për kombëtaren shqiptare ekzistonte mundësia që të vishte përsëri kompletin kuqezi, si në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.
Por FSHF ka vendosur që ekipi të përdorë kompletin e zi, ndoshta edhe për çështje fati, duke parë se si me kompletin kuqezi, ashtu edhe më atë të bardhë, me të cilin luajtëm kundër Francës, Shqipëria nuk arriti të marrë pikë.
Me kompletin e zi, Shqipëria arriti të siguronte fitoren vendimtare në Armeni, që i garantoi pjesëmarrjen në Euro 2016.