Futbollistët gjermanë kanë shfrytëzuar më së miri ditën e pushimit që u ka dhënë trajneri Joakim Lëv para takimit të fundit në grup me Irlandën e Veriut. Bastian Shvajnshtajger dhe Tomas Myler janë shfaqur në një fushë golfi, ku janë argëtuar për disa orë së bashku duke treguar talent edhe në këtë sport.