Shqipëria luajti dje ndeshjen e dytë në Grupin A me Francën, ku u mposht 2-0 në minutat e fundit të saj me golat e Grizman dhe Pajet.
Atmosfera ishte mjaft e ndezur, por në "Velodrome" të Marsejës nuk munguan as VIP-at. Presidenti Nishani ishte në tribunë përkrah Presidentit francez Holond.
Më poshtë tyre, gjendej ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjithashtu, fotografët kanë fiksuar edhe ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, i cili e pa ndeshjen afër Bashkim Finos.
Në stadium ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Po kështu, edhe gazetari Blendi Fevziu ishte në stadium.
Nga Shoubizi, në pranishëm në stadium ishin edhe Noizy, MC Kresha dhe Blerim Destani.
Gjithashtu, si spektator në stadium ishte edhe kapiteni Cana, pa harruar yllin e Big Brother, Rike Roçi, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.