Një foto e rrallë e një personaliteti të historisë së Shqipërisë ka dalë në dritë. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin, politikanin dhe patriotin e njohur Hasan Prishtinën. Atdhetari i madh, intelektuali, luftëtari dhe ideologu kryesor i lëvizjes për pavarësinë e shqiptarëve, Hasan Prishtina, nga gjeneratat e reja shumë rrallë është parë në foto me gruan e tij.
Kjo edhe për faktin se kanë munguar shumë fotot që e sjellin këtë moment të rëndësishëm të jetës të kësaj figure shumë dimensionale, shkruan BW. Prishtina ishte i martuar me një cerkeze. Emri i saj ishte Ikballe. Ata nuk patën fëmijë, ndërsa thuhet se e birësuan një vajzë shkodrane, të quajtur Sadaka, por e cila nuk pati fat të rritej në prehrin e Hasan Prishtinës. Po kështu edhe për vajzën e birësuar mungon dokumentacioni fotografik.