Foto ekskluzive/ Skandal ne Pogradec dhunohen futbollistet e Luftetarit

Foto ekskluzive/ Skandal në Pogradec, dhunohen futbollistët e Luftëtarit

UPDATE/ Futbollistët e Luftëtarit së bashku me stafin janë larguar nga stadiumi i Pogradecit me ndihmën e uniformave blu menjëherë pas sherrit masiv. Një orë më pas i gjithë stafi i klubit gjirokastrit kanë drekuar në një nga restorantët e afërt për tu qetësuar dhe festuar ngjitjen në Superiore.

Vetëm Otljon Rrapa nuk ka mundur ti bashkohet ekipit për shkak të dëmtimëve të rënda që ka marrë nga dhuna e ndodhur në fushë pas ndeshjes nga vendasit, lojtari i bluzinjëve, pritet të dërgohet në spital për ekzaminime.

19:20 / U mbyllën pak çaste më parë ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë për grupet A dhe B. Ajo që ra më shumë në sy ishin rezultatet e çuditshme në shumicën e ndeshjeve të zhvilluara. Një luftë sportive e vërtetë ka qenë në Peshkopi dhe Pogradec. SHERRI POGRADECI LUFTETARI
Korabi vendës ka prekur Superioren pas fitores 1-0 ndaj Kastriotit, në një kohë që tensioni ka qenë i pranishëm gjatë gjithë ndeshjes. Përplasje në fushë, por jo vetëm, ndërsa takimin e vendosi një gol i sulmuesit Guri.sherri pogradeci luftetarriNë stadium ka pasur afro 8 mijë tifozë, të cilët kanë kalaur në delir pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Jorgji. Ndërsa në stadiumin "Gjorgji Kyçyku" të Pogradecit, Luftëtari ka hedhur hapin e madh drejt Superiores, duke mbajtur një barazim 1-1. Golit të Mihanit në pjesën e parë i është kundërpërgjigjur Roca në të dytën.
sherr1Skena të turpshme kanë ndodhur pas ndeshjes, teksa vendësit duke mos e përtypur këtë rezultat kanë çarë rrethimin. Civilë dhe tifozë të irrituar janë futur në fushë, duke e kthyer në arenë boksi. Përleshje masive ka pasur edhe mes futbollistëve, derisa ndërhyrja e forcave speciale ka sheshuar gjithçka. Për pesë minuta fusha ka qenë e pushtuar, në një kohë që pamjet janë transmetuar vetëm nga një kanal lokal i Gjirokastrës, i cili jepte direkt ndeshjen.sherri ne pogradecNga burime të sigurta të "Panorama Sport", mësohet se janë dhunuar lojtarët e Luftëtarit: Orjad Beqiri, Ardit Çunaj dhe portieri i dytë, Mihal Thano. Ndërkohë, afro 30 tifozë të Luftëtarit që kishin shoqëruar skuadrën, janë nxjerrë me shpejtësi nga stadiumi nga Forcat Speciale, menjëherë sapo përfundoi takimi. Pas këtij barazimi në Pogradec, skuadra e Haxhiut ruan vendin e parë dhe bëhet gati për festë në javën e fundit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama