Foto prekese Perqafon femijet duke qare pasi shpetuan nga vdekja

Foto prekese: Perqafon femijet duke qare pasi shpetuan nga vdekja

Fotoja ku babai përqafon duke qarë djalin dhe vajzën e tij ka bërë xhiron e uebit. Emigranti sirian sapo i ka shpëtuar vdekjes në brigjet e Greqisë.

Ai është fotografuar nga Danmiel Etter në plazhin e ishullit Kos.

“Ishin 12 persona në një varkë të përshtatshme për tre persona. Varka u fundos afër bregut dhe ata shpëtuan mrekullisht”, thotë fotoreporteri.

Mijëra sirianë si ky prind i largohen Sirisë ku prej disa vitesh lufta gllabëron jetë njerëzish. Ata i drejtohen Greqisë për të shkuar më pas drejt Gjermanisë në kërkim të një jete më të mirë. Por kushtet dhe mënyra e trajtimit nga forcat e sigurisë greke janë cilësuar shpesh si jonjerëzore.

Vetëm në muajin e fundit numri i emigrantëve në detin Mesdhe ka shkuar në 107 mijë. Mbi 250 mijë persona kanë humbur jetën në Siri si pasojë e luftës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama