Tifozët e Kroacisë e nisën para kohë festën në shkallët e stadiumit. Pak minuta para përfundimit, kur kroatët kryesonin me rezultatin 2-1, tifozët hodhën fishekzjarre në fushë.
Kjo bëri që arbitri të ndërpriste ndeshjen për disa minuta, deri në qetësimin e situatës dhe pastrimin e fushës.
Kur lojtarët e Kroacisë po përgatisnin që fitoren t'ia dedikonin kapitenit Darijo Srna, i cili luajti pasi kishte marrë pjesë në funeralin e babait, arbitri Klatenburg dha një 11-metërsh.
Mbrojtësi kroat, Domagoj Vida me sytë e mbyllur preku topin me dorë. Por pavarësisht kësaj arbitri nuk e fali. Nga pika e bardhë e penalltisë çekët barazuan gjithçka në fund duke siguruar pikën e parë në Euro 2016.