Fotoja qe kryqezoi Ahmedinexhad

Fotoja qe 'kryqezoi' Ahmedinexhad
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një fotoje ku shfaqet duke ngushëlluar nënën e presidentit Hugo Chavez. Në foto duket Ahmadinejad, i përqafuar me Elena Frias de Chavez, 78 vjeçe, por kontakti fizik me një femër që nuk është anëtare e afërt e familjes është i ndaluar nga feja myslimane për meshkujt dhe konsiderohet mëkat.

Fotoja ka sjellë reagimet e menjëhershme të konservatorëve të Teheranit, të cilët e kanë kritikuar presidentin duke i kujtuar se ai është sjellë në mënyrë të pahijshme jo vetëm si mysliman, por edhe si presidenti i një shteti islamik.

Njerëzit e Ahmadinejad në media kanë nisur menjëherë një fushatë, duke thënë se fotoja ishte përpunuar me photoshop dhe se presidenti iranian në fakt po përqafonte dajën e Chavez, gjë që ka rezultuar e pavërtetë dhe përqafimi i Ahmedinexhad me nënë e Chavez duket qartë edhe përmes një videoje gjatë homazheve për nder të presidentit të ndjerë venezuelian.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama