Fluturat kanë pushtuar "Stade de France", në pritje të fillimit të finales së Euro 2016. Një numër shumë i madh insektesh të tilla kanë mbuluar fushën dhe ambientet e tjera të stadiumit pak orë para fillimit të ndeshjes mes Portugalisë dhe Francës.
Arsyeja sigurisht që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me sportin e futbollit në vetvete dhe ka një shpjegim shumë të thjeshtë.
Një natë më parë, UEFA ka bërë disa prova për finalen në stadium, duke lënë ndezur dritat e këtij impianti.
Kjo ka bërë që gjatë gjithë natës, në stadium të mblidhen insekte të tilla të tërhequra nga dritat, "vizitorë" që UEFA nuk i kishte parashikuar, të paktën jo kaq të shumtë në numër.