Entuziazmi i Grizmanit dje me Francën ka pushtuar internetin me fotomontazhe të ndryshme nga festimi i tij. Franca fitoi një natë më parë takimin e çerekfinales me rezultatin 5-2 ndaj modestëve të Islandës.
Grizman ishte autori i golit të katërt për "gjelat" në minutën e 45´ të pjesës së parë. Gjesti i tij duke u shtrirë në fushë pas golit solli edhe fotomontazhe të ndryshme me Kristiano Ronaldon, apo Boatengun.
Me këtë të fundit Grizman do të përballet në gjysmëfinalen Gjermani-Francë.