Me zhvillimin e teknologjisë dixhitale, mundësia për të modifikuar fotot është rritur ndjeshëm. Realiteti nuk është më një “pjesë” e vulosur në film, por është transformuar në një sekuencë pjesësh të vogla njësish minimale të informacionit dixhital. Ndryshe nga e kaluara, sot ekzistojnë edhe shkolla për të mësuar sekretet e fotokamerës dixhitale dhe fotoshopit. Në shekullin tonë, të manipulosh pamjet dhe të realizosh një fotoshop është bërë tamam si një lojë fëmijësh. Për këtë mjafton një fotokamerë dixhitale, një kompjuter i mirë dhe një softuer për ndryshimin e fotografive, që gjendet lehtësisht në internet. Ndërhyrja mund të jetë e fshehur mirë, por ne mund të mësojmë të njohim edhe manipulimet më të vogla. Megjithatë, duhet treguar kujdes i veçantë për përpjesëtimin e gabuar mes objekteve, hijet e dyshimit dhe gjërave që historikisht janë bërë pjesë e fotoshopeve.
Si funksionon fotografia dixhitale?
Aparatet e rinj fotografikë dixhitalë janë të pajisur me një sensor që e konverton dritën në informacion dixhital. Pamja fiksohet poshtë disa pikave të vogla të ngjyrosura në formë drejtkëndëshe, të quajtura piksel. Kështu, sa më i madh të jetë numri i pikseleve nga i cili përbëhet një imazh elektronik, aq më të mëdha do të jenë edhe detajet e vëzhguara në të. Për të kuptuar se si është e mundur të bësh modifikime në një fotografi, është e nevojshme të dihet se nga sa piksele të veçanta është e përbërë ajo, sepse çdo piksel krijon një histori më vete: mund të modifikohet, hiqet apo ngjyroset. Kështu për shembull, flokët e rënë të një politikani mund të rriten sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që lëkura rinohet dhe të gjitha shenjat joestetike në fytyrë zhduken si me dorë. Edhe defektet e tjera mund të eliminohen, ndërsa personazhet duken krejtësisht perfektë, pa më të voglin defekt.
Dietë e detyruar
Aktorja angleze, Kate Winslet ishte çuditur kur në kopertinën e një reviste të famshme mode e kishte parë veten shumë të dobët, ndërkohë që në diciturën e saj shkruhej se fotoja ishte bërë vetëm një ditë më parë. Në fakt, në këtë fotografi nuk kishte asgjë për t’u çuditur, pasi bëhej fjalë për një “dietë” dixhitale.
Efekti i çorapes
Si mund t’i zbulojmë mashtrimet e shumta të medias? Për këtë mjafton të dimë hilet për t’i dhënë pamjes një aspekt joreal. Kjo gjë mund të arrihet duke shumuar dhe zbutur konturet, mjafton që të vësh një çorape tek objektivi. Kjo është një metodë paksa shtëpiake, e cila rinon dhe heq defektet. Një foto e manipuluar mund të bëjë që të lindë një skandal. Politikani me një sjellje të pahijshme, ose një çift klandestinësh i kapur nga policia, mund të përfundojnë shumë shpejt në kopertinë. E vetmja mënyrë për të mos rënë pre e këtyre mashtrimeve është të mësosh t’i njohësh.
Në shkollën e “mashtrimeve”
Marrim një fotoshop të bërë mirë dhe e shohim me kujdes, me qëllim që të zbulojmë të gjitha hiletë. Për shembull, senatori amerikan, Tom Daschle, në një ngjarje të shënuar nderon flamurin amerikan me dorën e vendosur në vendin e gabuar. Por jo vetëm kaq. Shihni me kujdes edhe xhaketën e senatorit: është e mbyllur me kopsa femrash. Nëse akoma jeni skeptikë, me një kërkim të shkurtër biografik do të zbuloni se Tom Daschle është i martuar dhe në gisht mban unazë rreth. Duke u zbuluar mashtrimi, merr fund edhe skandali.