Fotot erotike nje nevoje biologjike

Fotot erotike, nje nevoje biologjike
Dikur një tabu, së fundmi janë gjithmonë e më shumë personat e famshëm që publikojnë me vullnetin e tyre fotografi që kalojnë përtej erotizmit. Njëkohësisht, pothuajse përditë, në media apo qytetet tona jemi të goditur me imazhe seksuale, të personave të njohur ose jo. Megjithatë, një studim i fundit i Shoqërisë për Terapi Seksuale dhe Kërkime tregoi se tërheqja ndaj këtyre imazheve mund të ketë një shpjegim në mënyrën se si lindim dhe se si është i programuar gjenetikisht truri ynë.

Në këtë aspekt, ndarja e fotove tona intime me të tjerë mund të jetë më shumë se një dëshirë, por një nevojë e brendshme.

”Të qënit të dëshiruar, është diçka shumë e rëndësishme dhe ngacmuese në psikologjinë femërore”, deklaroi psikologia Marta Meana. “Gjithmonë e më shumë të dhëna tregojnë se mënyra se si femrat shohin veten ndikon në mënyrë vendimtare në dëshirën e tyre seksuale dhe tundimin që ndiejnë, ndonjëherë duke injoruar edhe vlerësimin e partnerëve të tyre të vërtetë. Për këtë arsye, ndarja e sa më shumë imazheve, për të marrë një opinionin sa më të zgjeruar shndërrohet gati gati në një nevojë”.

E njëjta revistë e specializuar publikoi edhe një sondazh, në të cilin 47% e femrave pranon se kishin fantazuar të paktën një herë në jetën veten e tyre si një kërcimtare striptize apo vajzë haremi, ndërsa 50% pranuan se fantazonin një raport seksual me më shumë se një partner njëkohësisht.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama