Fotot spektakolare te eklipsit te Henes

Fotot spektakolare te eklipsit te Henes
Gjithe bota dje ka pare eklipsin e Henes, i cili zgjati per me shume se nje ore. Ky ishte nje nga eklipset me te gjate, ndersa shume njerez kane bere edhe foto, duke paraqitur pamjet spektakolare te Henes.

Në Europë, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Australi ka nisur të shihet eklipsi i Hënës. Edhe në Tiranë, fenomeni është shfaqur rreth orës 21:30 të së mërkurës. Ekspertët thonë se është eklipsi i parë i plotë i këtij viti dhe më i gjati në këto 11 vitet e fundit. Ky lloj eklipsi ndodh kur hija e Tokës së ndricuar i bie hënës, e cila merr një ngjyrë të kuqe të fortë. Një ekspert i NASA tha se tonaliteti i së kuqes varet shumë nga karakteristikat e atmosferës, si ato që vijnë nga ndotja apo ato të liruara nga fenomenet vullkanike. Fenomeni natyror nisi në oren 19:24 minuta dhe do të përfundojë në orën  01:00 të mëngjesit të ditës së enjte. Vëzhguesit në shumë vende të  Europës nuk munden të shohin pjesën e parë të eklipsit sepse ndodhi pak para shfaqjes së hënës.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama