Televizioni amerikan, Fox News ka marrë shumë kritika pas publikimit të videos, ku piloti jordanez Muath al-Kasaesbeh digjet I gjallë. Pamjet filmike, 22 minuta, që fillimisht qarkulluan në faqet xhihadiste dhe ekstremiste, përmbajnë imazhe të rënda. Videoja u publikua të mërkurën në faqen online të Fox News, ndërsa u transmetua në televizion të enjten.