Franc Kafka dhe Ismail Kadare

Franc Kafka dhe Ismail Kadare
Studim mbi artin e ri te nenshtrimit
Analize mbi romanin “Keshtjella” dhe “Pallati i endrrave”

Gjate ketij studimi nevojitet te nenvizohet ideja se prurja e Franc Kafkes dhe Ismail Kadarese nuk ka per qellim te hulumtoje nje thellim tematik te realitetit totalitar, imagjinar tek i pari dhe i jetuar tek i dyti, pasi dihet sipas kritikut Georg Gadamer qe “arti nuk eshte nje objekt ne te cilin qendron subjekti, por vete subjekti”. Kesisoj ky shkrim tregon ate ç’ka qe gjurma e shekullit te njezet ne laboratorin krijues te autorit, duke hedhur keshtu drite mbi optiken e re te gjerave, prej se ciles u pa bota rrethuese, konfiguracion ky i pjelle nga teknika dhe nga arti i ri i nenshtrimit te njeriut.

Shekulli XIX dhe ai XX shenojne kohen e civilizimit industrial, te cilet duke e shkeputur njehere e mire njeriun nga tentativat me te hershme i jep kete radhe mundesine ta farketoje jeten me ane te shkences dhe teknikes. Por per aq kohe qe njeriu do e perdore shkencen per ta farketuar jeten: njeriu i kohes industriale ndryshe nga “njeriu faber” behet pa medyshje shume me i fuqishem se njeriu i koherave te meparshme.

Kjo fuqi e re e njeriut merr akoma edhe me potencialitet kur ky i fundit vendos te nderhyje ne fuqine e atomit, pa harruar se kjo force perben ne vetvete materien e pare te yjeve. Dukuri e zakonshme kjo ne ditet qe jetojme, por qe nxjerr ne pah ngushtesine e tokes, e cila po zvogelohet perhere e me teper per njeriun e shekullit XX. Nese njeriu i sotem gjendet pra i kthyer karshi qiellit, jo se eshte ne kerkimin te nje zoti, pasi e shenjta moderne ngjan te ushqehet me shume nga etja e kerkimit te nje toke dhe zjarri yjor, elemente keto qe shfaqin enigma te reja per t’u zhbiruar, sesa per t’i sherbyer perendise. Por, me gjithe kete, kjo force e re njerezore qe po shperben keshtu kornizat e materies tokesore, e çrrenjosur nga natyra dhe e rrethuar tashme prej nje peizazhi te ri urban, asfalt, fabrika, uzina, administrate, ngjan gjithsesi me jeten e njeriut drejt nje humbje, ku esenca firon.

Nese hedhim nje veshtrim ne brendesine e jetes se njeriut do te na shfaqen “thellesi me ekzistenca te turbullta” te ketij soji qe ne kohen kur e pandehim te plote pikerisht aty ekzistenca fillon zbrazjen. Perpara se te kalojme ne tentativa shpjegimesh te kesaj dukurie na nevojitet te jemi te nje mendje rreth faktit qe gjate sistemit totalitar Shqiperia njohu nje zhvillim ekonomik te konsiderueshem ne planin tekniko-shkencor. Sigurisht qe pushteti ne krye mori persiper te ndertonte uzina, fabrika dhe nje fuqi administrative, te cilat sherbyen edhe si argument bindes per perhapjen e propagandes komuniste, megjithese rezultati i prodhimit mbetej shume i pakte ne krahasim me begatine e Perendimit. Nga ky fakt mund te thuhet po ashtu qe, nje regjimi totalitar per t’u vendosur ne krye i nevojitet ne vetvete nje lloj modernizimi, i cili sherben si shtylle mbajtese e administrates se kohes, me qellim perpilimi dosjesh per individin: duke zoteruar keshtu nder duar fuqine e plote karshi lirise individuale.

Nen kete optike te gjerave mund te verehet se ne ç’menyre korniza historike e sistemit totalitar do te perbeje si rrjedhoje laboratorin krijues ku nderthuren trillimet fantastike te Franc Kafkes dhe Ismail Kadarese: edhe pse te dy autoret “nuk deshirojne te bien ne histori”. Gjithashtu nuk duhet harruar se keto sisteme totalitare, qe e shtyjne ne fire ekzistencen njerezore, deri ne paroksizem, perbejne vetem nje aspekt te kesaj epoke industriale, pasi ana me e erret dhe me e plote shfaqet ne epoken naziste. Per te hasur ne menyre me konkrete kete permase te fires nen pushtetet totalitare, ky studim frymezohet nga mendimet e filozofit francez Michel Deguy, mbi artin simbolik, dhe te filozofit çek Jean Patoçka, mbi kohen e civilizimit modern.

Meqe nje veper arti eshte e ndare nga realiteti (duke ruajtur njekohesisht nje fare lidhje te brendshme si nderveprim me te) per t’i sherbyer ne kete lloj menyre ekzistences se njeriut vetekuptohet atehere qe synimi thelbesor i studimit mbetet ekzistenca njerezore, vizion ky qe “jep te verehet” ne dy romanet e shekullit XX. Dhe ç’mund te jete ky lloj konfiguracioni i çuditshem qe “japin te verehen” keto dy ekzistenca jetesore te protagonisteve, ekzistenca keto qe edhe pse syrgjynosen shkelqejne megjithate nga jashte aspektin e permbushjes? Kjo dukuri ngjan te perbeje edhe ne ditet e sotme nje fenomen te zakonshem ne shoqerite e industrializuara, por qe gjate periudhave te peshes totalitare ajo nderton paradoksin e madh te jetes se njeriut. Dhe de facto çfare i jep mundesine jetes te tregohet tjeter nga ç’eshte realisht?

Ne shoqerite ku zoteron teknika dhe shkenca, si ne agim te shekullit XX (Franc Kafka) ashtu dhe ne Perendim te tij (Ismail Kadare) mund te themi se ne fillim jeta njerezore shfaqet ne menyre unilaterale. Pikesepari ne romanin “Keshtjella” nje i huaj mberrin ne nje fshat naten vone dhe gjen strehim te disa banore te veçuar nga shoqeria. Behet fjale per gjeometrin e kontit, Josifi, i cili megjithese eshte punesuar nga fuqia ne krye mundohet te depertoje nje mjedis qe i vidhet po aq here qe ai tenton ta afroje.

Dhe vetem ne distance, nisur nga perspektiva e gjerave, kjo dukuri peson nje lloj thellimi. Fillojme te kuptojme keshtu, hap mbas hapi, qe gjeometri meshiron ne fakt perplasjen midis individit dhe ligjit, por qe kjo perplasje eshte e llojit te padukshme (pasi nuk ndodh kurre hapur) dhe qe vete protagonisti e nuhat ne saje te nje sere tentativash mendimesh, atehere kur jeten e ka çuar ne fund, duke u zbrazur nga teresia e substances njerezore.

Ne menyre paralele, ne “Pallatin e endrrave” protagonisti Mark Alem eshte nje pinjoll i nje familje te zgjedhur qe punesohet ne nje nga institucionet me te fuqishme te pushtetit: Pallati i endrrave. Ai perfaqeson keshtu nje funksionar te larte qeveritar dhe njelloj si gjeometri i Keshtjelles respektohet dhe nderohet nga te gjithe qytetaret duke u bere madje, ne fund te romanit, drejtor i institucionit. Por kur e zbrazim shikimin tone ne thellesine e kesaj ekzistence do verejme se sa me shume qe Mark Alemi i ngjit shkallet e hierarkise aq me lehtesisht ai behet pre e kesaj fuqie makabre, duke u kthyer madje, pa dashjen e tij, ne bashkefajtor kunder vrasjes se te ungjit.

Ne kete riprezantim te gjerave qe “jep te verehet” “Keshtjella” dhe “Pallati i endrrave”, pershkohemi keshtu nga ideja se individi ne shoqerite totalitare nuk mund te ndodhet ne vete evidencen e gjerave dhe vetem atehere kur e ka çuar jeten e tij ne fund arrin te kape nje copez logjike te realitetit te jetuar. Nga ky ndertim strukture del se njeriu gjendet kesisoj midis dy jeteve: njera qe eshte e kthyer nga jashte dhe tjetra e kthyer nga brenda: kur vetem kjo jete e dyte mbetet e jona, jeta e pazevendesueshme, qe vetem ne mund ta permbushim dhe nuk e pranon shikimin e jashtem: eshte pra kjo ekzistence se ciles i firon esenca.Ne kete peizazh mendimi, individi i epokes moderne jep atehere pershtypjen qe te pershkohet nga nje dallim i paster midis autentikes dhe jo autentikes.

Megjithekete, ky dallim ontologjik nuk mund assesi te shpjegoje absurditetin dhe mizorine njerezore qe asfikson jeten e individit gjate kesaj epoke. Jetojme ne nje kohe ku produktiviteti dhe zbulimi mundesojne normalisht zhvillimin e jetes se njeriut, por ne dy romanet, jo vetem qe nuk flitet absolutisht per kete zhvillim, po perkundrazi, tregohet per mizorine e çuar deri ne çmendurine e shkaterrimit te jetes se njeriut me nje racionalizem te palevizshem.

 Ne kete klime mendimi universi zoterues i romaneve shpalos nje arkitekture labirintesh ose nje ferr dantesk, ne te cilen lexuesi mundohet te kuptoje faktorin kryesor qe ka mundur te vere ne levizje nje tmerr te kesaj permase dhe te analizoje se ne ç’menyre letersia e vertete mund te reagoje per t’i ardhur ne ndihme ekzistences njerezore. Per te shpjeguar pra kete dukuri qe i kalon permasat njerezore dhe pse ajo u vu ne jete nga vete njeriu, na nevojitet te shkoqisim nje tjeter dallim ne natyren njerezore, perveç atij dallimi qe thame me lart midis autentikes dhe jo autentikes.

Sipas mendimit ontologjik, njeriu pershkohet po ashtu nga nje tjeter mospajtim, siç eshte: e perditshmja dhe ekzaltimi. Dhe rreth kesaj ne dime tashme qe ekzaltimi ka per qellim ta lehtesoje njeriun nga lidhja e tij me te perditshmen. I ngritur peshe nga kjo permase, ekzaltimi vershon ne jeten e perditshme per t’i dhene lidhjes me jeten nje sens te ri, te panjohur deri atehere. Kemi te bejme pra me ate ç’ka quhet pasion apo djallezorja.

Por ne kundershtim me sensin e te perditshmes qe na lidh me jeten, ne ekzaltim e siper njeriu kthehet ne nje pre te kollajshme, pasi teksa humb kontrollin e vetvetes ndodhet ne gjendje te lire. Tashme bota rrethuese nuk ngjan me si nje sfere ku mundim, por si nje sfere qe hapet karshi nesh vetvetiu. Kundershtia midis se shenjtes dhe profanes perfton keshtu nje rendesi krejt te re, kur profania lidhet me fushen e punes, te pergjegjesise dhe te autoroberimit ndaj punes qe lidhet drejtperdrejt me jeten. Sipas ketij konfiguracioni, duket sikur jeta, pa ekzaltimin, vuan nga vete zinxhiret e saj qe vetem lidhin. Rreth kesaj Emil Durkheim shkruan ne librin e tij “Elementet thelbesore te jetes besimtare” kete analize: “Pa u perpjekur shume kuptojme se njeriu, i ngritur peshe nga nje gjendje ekstaze del nga vetvetja. I zoteruar nga nje lloj fuqie e jashtme qe e ben te reagoje tjeter lloj nga ç’mund te reagonte ne gjendje normale, njeriu nuk e njeh me vetveten. Vetja i duket tashme nje qenie e re”.

Nen kete prizem mund te themi atehere qe kundershtia midis te perditshmes dhe ekzaltimit simbolizon nje lloj çlirimi nga e zakonshmja. Interesant eshte atehere fakti sesi kjo lloj kundershtie eshte perjetuar nga njeriu gjate tri moshave te civilizimit: Antikitetit, Krishterimit dhe epokes moderne, ku nderthuret totalitarizmi, gje qe hedh drite mbi studimin. Lidhur me Antikitetin, Eugen Fink nxjerr ne pah mendimin e Platonit dhe vizioni i ketij te fundit qendron te filozofia e shpirtit, i cili perqendrohet tek e verteta dhe transcendentia, qe kane per karakter te palevizshmen ne krahasim me opinionin qe mbetet ne thelb lekundes, pra kalimtar.

Shpella e Platonit, qe nuk eshte ne vetvete veçse nje rikthim ne misteret e tradites dhe te kultit te orgjise, sjell megjithate nje prurje te re: idene qe te braktiset streha e tokes per te shkuar ne udhen e drites. Prizmi qe ai ndjell qendron te zevendesimi i orgjise nga pergjegjesia ndaj jetes.

Sidoqofte, kjo doktrine Platonike del si rezultat i perplasjes midis orgjise e pergjegjesise dhe vetem ketu, te ky sens pergjegjesie qe lidhet me realitetin Platoni gjen vleren ku duhet qendruar. Por kjo nuk do te thote qe orgjia eshte perjashtuar, ajo vetem eshte degdisur, disiplinuar ne plan te dyte dhe mban nje rol sekondar, duke u trupezuar me pergjegjesine. Pra, ne epoken romake kujdesi ndaj shpirtit kthehet keshtu ne çeshtje jetike per te triumfuar ndaj vdekjes.Kurse epoka Krishtere, e quajtur nga Nietzsche platonizem ne perdorim te popullit merr nga Antikiteti idene e transcendences se shpirtit, duke e vendosur si realitet evident: kur ne fund te fundit ky koncept mbetet i llojit ontologjik. Por ne kundershtim me periudhen e pare, kete here e verteta e luftes se shpirtit nuk qendron me tek udha drejt se mires, por te nje fat me vetjak, pasi intuita e ideve drejt se mires firon nga impakti i pavdekesise per t’ia lene vendin nje diçkaje me te re, qe eshte ne lidhje me shpirtin. Ne nje lloj menyre gjendemi keshtu ne nje ere, ku akti per t’iu hapur idese se zotit dhe humanitetit fiton nje impakt te ri, gati unik te njeriu.

Gjithashtu mund te theksojme se ne kete periudhe krishtere shpirti nuk i jepet njeriut si diçka e fituar, por me shume si diçka ku duhet luftuar dhe Zoti kthehet ne protagonist te drames se brendshme dhe qe ne fund e konverton ne nje falje. Pra ne eren e krishterimit kalimi pertej se perditshmes merr formen e luftes se shpirtit per t’u bere pjese e pavdekshmerise se perendise.  Por nese epoka moderne e vrau perendine, ajo diti te marre nga koncepti teologjik nje tendence qe shkon sipas vizionit pragmatik te jetes, koncept ky qe ka te beje me rolin e njeriut. Njeriu nuk ndodhet mbi toke vetem per te lavderuar perendine, por mbi te gjitha per te reaguar dhe per t’i sherbyer.

Njekohesisht zhvillimi i prodhimit dhe i teknikes çon ne lindjen e nje racionalizmi te tipit te ri, i cili duke dashur te zoteroje teresine e gjerave zoterohet çuditerisht nga vete gjeja. Keshtu qe gjate periudhes moderne, kur Zoti vdiq, jane gjerat krejtesisht laike qe do asimilohen nga permasa e shenjte. Keshtu pra vendi i Zotit uzurpohet tashme nga Njeriu–Zot, atehere kur tjetri duhet te reagoje dhe t’i sherbeje.

Pra nuk eshte aspak e habitshme qe “Keshtjella” te hapet nen nje klime te tille, ku njelloj si perendia, njeriu–zot nuk shfaqet kurre. Qe ketu misioni i gjeometrit per te takuar kontin shnderrohet gradualisht ne nje metamorfoze drejt se pamundures. Dhe po nen kete atmosfere te turbullt çelet edhe “Pallati i endrrave”. Protagonisti Mark Alem nuk do mund te arrije te mesoje dot kurrgje, as rreth pallatit, as rreth drejtorit te tij, dhe as nga qellimet e verteta te Vezirit, qe eshte edhe vete i ungji, i cili i hap portat e pallatit. Gjithashtu nder kete mjegull te mistershme, e cila vesh edhe universin romanesk, te dy protagonistet, Josifi dhe Mark Alemi, mundohen me çdo kusht t’i shpetojne racionalitetit te tjetrit, pengese e padukshme qe i ngrihet logjikes se veprimit. Josifi ben ç’eshte e mundur per t’u rrenjosur ne nje vend qe do t’i mbetet perhere armiqesor. Ne menyre teper racionale, duke llogaritur çdo levizje (madje per kete arsye ai martohet me Friden), ai perpiqet t’i jape fund ekzistences endacake qe i ndalohet te hedhe rrenje.

Por verehet se si te gjitha tentativat, sikurse personazhet qe shtohen ne menyre te papritur drejt pafundesise, do te çojne drejt nje burimi shterpe dhe krejt te pakuptueshem. Ndersa Mark Alemi, po ate moment qe kupton tmerrin e Pallatit, do te tentoje, njelloj si Josifi, t’u shpetoje kurtheve te tjetrit me nje racionalizem te akullt dhe te qarte. Por ja qe fundi i romanit tregon sesi ky funksionar teper i perpikte dhe ne vete subjektiven e endrres te sfilitet t’i zoteroje gjerat, kthehet pa vetedijen e tij ne bashkefajtor ne vrasjen e te ungjit (pa harruar se ai vete e seleksionon endrren e shitesit te perimeve qe shkakton vdekjen e ungjit): duke u zoteruar keshtu nga racionalizmi i tjetrit!

Te verejme atehere sesi ne shekullin XX, ne epoken industriale, njeriu me racionalizmin e tij jane kthyer ne padrone te kozmosit. Dhe nese ne epoken krishtere teologjia bazohej mbi themelin “natyre” dhe “mbinatyre”, njeriu i sotem, i çrrenjosur nga natyra dhe nga Zoti, e merr boten si “objekt”. Tashme bota eshte kthyer per syte tane ne nje “objekt te manovrueshem”, ku fuqia e padukshme reagon duke shpikur nje menyre te re te jetuari. Qe ketu merr jete mekanizmi mizor i burokracise. Dhe eshte pikerisht Franc Kafka i pari autor qe nxjerr ne pah kete absurditet, ku njeriu gjendet, sipas nje shprehje te Eric Faye, “i shqyer nga nje tiger letre”.

Ngjan atehere se Ismail Kadare merr nga miti i Franc Kafkes kete simbol te dosjeve, por duke i shtuar kete radhe diçka me shume, permasen e nenndergjegjes. Ne “Pallatin e endrrave” fuqia ne krye nuk zoteron me vetem jeten e njeriut, por nenndergjegjen e tij per te kapur çdo sinjal qe shqeteson rregullin e vene. Ky mit i ri, i lindur ne shekullin XX, tregon po ashtu qe racionalizmi bashkekohor, motor i ri energjie, gjendet i orientuar nga jeta e jashtme e njeriut, pasi ngjan i papajtueshem, gati i çuditshem ndaj çdo misioni vetjak qe lind ne jeten e brendshme. Kjo jete pra, qe pak me pare e quajtem autentikja, qendron krejt e shtypur nga ana e jetes se kthyer prej jashte, te cilen e zoteron dominimi.

Per kete arsye, personazhet e romaneve misherojne ekzistenca te zbrazura si nga sensi ashtu edhe nga substanca humane. Gjeometri martohet per interesin e tij me Friden. Frida mban me njerezit e pushtetshem nje lidhje pak a shume prostitucioni per te siguruar veten, ndersa Mark Alemi refuzon te martohet, ashtu siç do e kish deshiruar para se te punesohej. Dhe nuk eshte rastesi qe autori flet shpeshhere per “endrra te virgjera dhe te padepertueshme”, sikur gjinia femerore e endrres te bashkejetoje me protagonistin per te lene mbi toke veç nje hije qe zhvendoset me karroce.

Ne kete pasqyrim vizionesh qe “japin te verehet” dy romanet, shtojme gjithashtu qe autoret nuk kane per qellim te pershkruajne gjendjen psikologjike te ekzistencave ne nje sfond totalitar, pasi shtroja e turbulluar e ekzistences nuk del ne pah me ane te pershkrimit te gjendjes shpirterore, por perkundrazi, eshte vete Mark Alemi apo Jozefi qe meshirojne ne vetvete nje partikule te vogel te ketij mekanizmi racional te se padukshmes, te cilen e metamorfozojne ne te dukshme per syrin e lexuesit “qe dukuria te shfaqet vete, nga vetvetja”, shkruan Heidegger.

Duke u gjendur keshtu ne anen e se dukshmes, mekanizmi i akullt i racionales shnderrohet, ne nje periudhe totalitare, ne makinizem, ku kete radhe ai vete e jep kontributin ne favor te revolucionit industrial. Perveç kesaj, duke u ndare njehere e mire nga menyrat tradicionale, per me teper nga ekzaltimi, ngjan sikur i gjithe qellimi i ekzistences ne shekullin XX te perqendrohet ne nje lufte pa meshire deri ne ate kulm sa ta çliroje te gjithe potencialitetin e orgjise deri ne çmendurine e shkaterrimit.

Ky vizion i botes qe shpaloset deri ne fund te faqeve na ben te kuptojme qe gjate periudhes laike, totalitare, industriale, njeriu i ka firuar raportit me “te qenet” per t’u kthyer thjesht ne force dhe, i ngjizur si i tille, ai zhvoshket pak nga pak nga uni i tij i pazevendesueshem per t’u bere njesh me rolin qe luan, duke u zbrazur keshtu nga vete substanca njerezore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama